Veprat provokuese të artistit turk nuk mund të kalojnë pa u vënë re
Share
SHARE
Artisti turk Ertan Atay është bërë i njohur falë kolazheve të tij ku ndërthur kulturën pop sëbashku me veprat e artit klasik. Atay vendos në të njëjtin vend ikonat kulturore të cilat nga ana e historisë janë të ndara me shekuj. Në krijimin e tij të veprave ai i bashkëngjit piktorëve të njohur si Leonardo Da Vinci, Edvard Munch ose Van Gogh personazhe filmash dhe TV.
Ai është bërë viral në internet falë llogarisë së tij në Instagram, FailunFailunmeFailun, e cila ka më shumë se 412,000 ndjekës. Disa nga portretet e tij të spikatur përfshijnë skenën e veshjes së dasmës nga Friends with the Mona Lisa, Frida Kahlo and the Girl With the Pearl Earring, dhe fytyrat e Frida Kahlo dhe Salvador Dali duke zëvendësuar Demi Moore dhe Patrick Swayze në Ghost.