Shërbimet e trenave kanë rifilluar në Greqi për herë të parë, pas aksidentit tragjik në Larisa ku humbën jetën 57 pasagjerë, midis tyre edhe shqiptarë.
Përplasja ‘kokë më kokë’ e dy trenave e 28 shkurtit, më vdekjeprurësja në historinë e vendit shkaktoi protesta të dhunshme në Greqi si dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Kyriakos Mitsotaki.s
Një pjesë e madhe e grekëve besojnë se tragjedia mund të ishte shmangur dhe fajësuan qeverinë dhe shërbimin hekurudhor kombëtar për infrastrukturën e saj të vjetëruar dhe të nën financuar të transportit.
Shërbimet e trenave kombëtare dhe periferike rifilluan sot, por vetëm përgjatë seksioneve të kufizuara të rrjetit hekurudhor, me staf shtesë të trenave dhe stacioneve dhe pika të detyrueshme të reduktimit të shpejtësisë në zonat ku potenciali për një përplasje konsiderohet më i lartë.
U rivendos gjithashtu shërbimi hekurudhor periferik nga Athina në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit.
Shërbimet e plota do të rifillojnë më 11 prill, duke përfshirë transportin hekurudhor midis Athinës dhe qytetit të dytë më të madh të Greqisë, Selanikut.