Presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të Shenjtë të Ramazanit. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Begaj shprehet se bashkon lutjet me ta për më shumë begati e mirësi. “Zoti ju pranoftë lutjet e veprat e mira” – përfundon kreu i shtetit.
Postimi i plotë:
“Të dashur besimtarë myslimanë, ju uroj gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit! Bashkoj me ju lutjet për më shumë begati, mirësi e solidaritet ndërnjerëzor në çdo familje shqiptare. Agjërim të lehtë e të pranueshëm! Zoti ju pranoftë lutjet e veprat e mira”, shkruan Begaj.