Olta dhe DeMishel kanë qëndruar 24 orë në suitën që i ka vënë në dispozicion Vëllai i Madh.
Padyshim që kryefjalë e diskutimeve të tyre ka qenë nominimi Kiara-Olta, ku njëra prej tyre do duhet të lërë shtëpinë këtë të shtunë.
Aktorja është shprehur se nëse Kiara del, atëherë Luizi do ta kuptojë lojën e vërtetë dhe sipas saj, nuk do ta vuajë fare.
“Ai ka për të qenë brilant, kur të dalë Kiara. Ai është non stop me atë. I merr shumë energji. Po doli Kiara, ai do jetë flakë fare edhe as ka për ta vuajtur fare. Do vuajë një çikë dy ditët e para. Do kuptojë magjinë e madhe që të jep liria në këtë lojë. Ai nuk e ka idenë, sepse ka që në 24 dhjetor pas Kiarës”, tha Olta gjatë bisedës me Deamishel.