Grupi i shpërndarjes së drogës/ Ja çfarë vendosi gjykata për 10 prej të arrestuarve (Emrat)

Gjykata ka vendosur ditën e sotme, masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 10 prej të arrestuarve, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë. Gjatë operacionit të koduar “Harta” u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Policia sekuestroi 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Masa u vendos sot për: Jurgen Hasmataj, Altin Lani, Armaldo Xheladini, Dorjano Çela, Fabian Qoku, Muharem Tarushi, Denis Idrizi, Erion Xhaxho, Polikron Shabani, Redi Lolaj.

Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e nesërme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *