Moderatorët Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë më shumë se 1 vit që vijojnë të jetojnë historinë e tyre të dashurisë përballë njerëzve e nuk hezitojnë që ta tregojnë edhe në rrjetet sociale. Tashmë që dyshja e pranon hapur dhe ndjekësit duan t’i shohin bashkë edhe në ekran.
Duket se dëshira do t’u plotësohet së shpejti. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet nga Bora. Kjo e fundit ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram dhe mes të tjerash është pyetur nëse ka një projekt me të. Duke mos u përgjigjur, Bora ka etiketuar Donaldin të cilin e pyet:
“Kemi projekt bashkë?”, dhe aktori është përgjigjur “Po”.
Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për ndonjë emision apo diçka tjetër. Në fakt prej muajsh ata përfliten se do jenë në një film bashkë, por nuk ka ende asnjë konfirmim.