“Christian Eriksen është mirë, testet që ai ka kaluar deri më tani kanë dhënë rezultate normale. Për momentin ne ende nuk kemi një shpjegim të asaj që i ndodhi dje pasdite”.
Kjo është ajo që mjeku i ekipit kombëtar danez, Morten Boesen, tha në një konferencë për shtyp. Edhe trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand, tregoi se, ishte vetë Eriksen që kërkoi që ndeshja të vijonte.
“Christian tha se nuk mban mend shumë, ai ishte i shqetësuar për ne dhe familjen e tij. Në fjalët që ai na tha, u shfaq gjithë bujaria e tij dhe e gjithë madhështia e tij si një person. Ai na kërkoi të ktheheshim për të luajtur”.
Deklarata e Giuseppe Marottës, që qetësoi miliona tifozë
Një natë më parë, Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, rrëfeu për mediat italiane, një mesazh të Christian, ku ky i fundit, tregonte se ndihej mirë dhe mezi priste të rikthehej.
“Lojtarët janë shumë të afërt, sidomos pas fitimit të titullit kampion. Ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Christian i ka shkruar dhe i ka treguar se ndihet mirë dhe mezi pret të rikthehet në fushat e lojës.
Kur shikon ato momente janë vërtetë të frikshme.
Roli heroik i kapitenit të Danimarkës Simon Kjaer
Kapiteni aktual i Danimarkës, Simon Kjaer, njëherazi dhe lojtari i Milan në kampionatin italian, ka luajtur një rol heroic në shpëtimin e Eriksen. Siç shihet në pamjet e publikuara, Kjaer ishte i pari që vrapoi drejt Christian, sapo pa që ky i fundit ra pa ndjenja në mes të fushës. Ai u sigurua që futbollisti të mos gëlltiste gjuhën teksa ishte pa ndjenja dhe nxiti mjekët e ekipit që të shpejtonin për t’i dhënë ndihmën e parë.
Kjaer, udhëzoi shokët e tjerë të skuadrës që të krijonin një gardh rreth Eriksen, në mënyrë që të ruanin privatësinë dhe atë moment tronditës. Ai gjithashtu vrapoi dhe përqafoi partneren e Eriksen, për ta qetësuar, pasi ndihej vërtetë shumë keq nga gjithçka sa ndodhi.
Deklarata e Federatës Daneze të Futbollit, për gjendjen e Eriksen
Ekzaminime më të thelluara pritet t’i bëhen lojtarit të Interit, për vetë faktin, që ai, në të kaluërën nuk ka paraqitur asnjë problem shëndetësor të këtyre përmsave. Këtë gjë, e ka deklaruar edhe vetë Federata e Futbollit në Danimarkë.
“Gjendja e Eriksen është e qëndrueshme. Ai ndodhet në spitalin Union në Danimarkë dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminiveve të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e federatës.
Gjithashtu, edhe agjenti i tij, Martin Shchoots, theksoi se lojtari që ai menaxhon, pra Christian Eriksen, merr frymë lirisht dhe është në gjendje të flaës. Gjithashtu, shtoi se është jashtë rrezikut për jetën.
/Priza.al/