Kurti përgjigje opozitës: Pse nuk sollët ju marrëveshje me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ballafaquar në Kuvendin e Kosovës me opozitën e cila ka kritikuar atë për marrëveshjen e Ohrit.

Kurti ka thënë se ”Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku po iu duken sikur të jenë aktivistë të dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje“.

”Por ju jeni dy parti ndryshe, PDK e LDK. Po më kujtohet një deklaratë e Skender Hysenit i cili thoshte Lumir Abdixhiku është Vetëvendosja në LDK“, ka deklaruar Kurti.

Më tutje, ai ka thënë se opozita ”po thotë gjëra që as Serbia nuk i thotë“.

”Vetë-menaxhimi nuk është vetëvendosje, por nuk është as vetë-qeverisje e as vetë-administrim, këto janë të ndryshme. U tha autonomi territoriale, më tutje u tha autonomi politike, as Serbia nuk thotë kështu“, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti ka se në vitin 2019 presidenti i atëhershëm Donald Trump kishte kërkuar që “të ketë marrëveshje me njohje“.

”Pse nuk e keni bërë ju marrëveshjen me njohje reciproke, meqë po e permendi tani“, ka thënë Kurti.

Kurti ka deklaruar se ai ka bërë kompromise në karrierën politike duke hyrë në zgjedhje e më pas në vitin 2014 duke e marrë përsipër dialogun në koalicionin VLAN.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *