Ankimimi i Berishës/ KAS lë në fuqi vendimin për regjistrimin e PD së Alibeajt

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur rrëzimin e kërkesës ankimore numër 36 të paraqitur nga Partia Demokratike me përfaqësues Sali Berisha. Kështu u la në fuqi vendimi i KQZ-së për regjistrimin e PD me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj si subjekt zgjedhor në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ankimimi ishte depozituar në KAS pak ditë më parë dhe PD e Berishës kërkonte kundërshtimin e vendimit të KQZ.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *