Organi drejtues i futbollit evropian, UEFA tha të enjten se po niste një hetim mbi pretendimet që Barcelona kishte paguar për vendime të favorshme të arbitrave.
UEFA tha se inspektorët e saj të etikës dhe disiplinës do të hetojnë “një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga FC Barcelona në lidhje me të ashtuquajturin ‘Caso Negreira'”, duke iu referuar ish-shefit të arbitrave të ligës spanjolle, Jose Maria Enriquez Negreira.