Teksas/ 14 të plagosur është bilanci i të shtënave me armë të regjistruara në Teksas për të cilat policia deri më tani ka arritur që të arrestojë vetëm njërin nga agresorët. Të plagosurit ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.
Deri më tani fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë. Policia ka shpallur në kërkim agresorin tjetër i cili mori pjesë në sulm.
Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të parë arsyen që ka çuar dy agresorët të hapnin zjarr në mes të qytetit. Sipas policisë, nuk përjashtohet fakti që në sulm të jenë përfshirë dy grupe bandash por për këtë pistë ende po kryhen hetime.
/Burimi: USA Today/ Përshtati: Priza.al/