Të dashurit ishin aq xheloz sa…Erjola dhe Antonela rrëfejnë historitë e tyre

Erjola Doci dhe Antonela Berisha, dy vajzat që dolën nga dy programe të ndryshme “She is on top” dhe “Përputhen”, kanë treguar historitë e tyre me ish-të dashurit fanatikë që kanë pasur. E para ishte Erjola Doci ajo që tha se kishte kaluar një sezon veror të tmerrshëm vitin të shkoi.

Doci tha se të gjitha shoqet e saj shijuan plazhin, ndërsa atë e mbante i dashuri të mbyllur me çarçaf, pasi ishte xheloz. “Varet se si janë partnerët. Se tani mu kujtua një eksperiencë personale. Jam shumë e lumtur që këtë verë do t’i kaloj pushimet single se verën që shkoi të gjitha shoqet e mia dilnin bënin qejf kurse unë rrija e mbyllur në çarçaf. S’janë gjithë open mind, ka persona që s’ta japin lirinë,”- tha ajo.

Edhe Antonela Berisha tha se vera e kaluar për të ka qenë shumë e mërzitshme, pasi i dashuri që kishte nuk e linte as të shkonte në tualet.“Vera e fundit ka qenë shumë e mërzitshme, kur isha në çift, sepse nuk u kënaqa fare, isha vetëm me të. S’kisha çfarë të bëja. Ishte yll, dy metra, biond, sy jeshil, por ishte shumë xheloz, thoshte “Pse shkove në tualet?”. Nuk isha komode që të kënaqesha,” tha Antonela.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *