Meta/ Me zgjedhjet e 14 majit të japim një mesazh të fortë të ndryshimit

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një status në “Facebook” është shprehur se zgjedhjet në 14 maj do të japin një mesazh të fortë të ndryshimit.

Gjithashtu Meta shton se sot është koha që të kujdesen për ata që gjithmonë kanë qenë mbështetja më e madhe, për nënat, gratë, rininë dhe jo vetëm.

“Me zgjedhjet e 14 Majit të japim një mesazh të fortë të ndryshimit, të japim një mesazh të fortë të një qeverisje njerëzore dhe një qeverisje njerëzore pa një kujdes të veçantë për moshën tuaj, për moshën e tretë, për nënat dhe baballarët tanë nuk mundet që të ketë”, thotë Meta.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *