Berisha nga Klosi/ Rilindja, një sekt brenda partisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin për zgjedhjet lokale të 14 majit për bashkinë Klos, Bedri Hoxha.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se të gjitha organet në vend, duke nisur me atë të drejtësisë janë në dorën e një sekti brenda PS, Rilindjes.

Ai shtoi se “Lokalet” e 14 majit janë më të rëndësishmet që nga viti 1992, pasi shoqëria shqiptaret po shkretohet e varfërohet çdo ditë.

“Jemi në prag të zgjedhjeve lokale, zgjedhim qeveritarët vendorë, por secili nga ne nëse ndalet e sheh Shqipërinë e shoqërinë si po rrokulliset e shkretohet, si varfërohet me shpejtësi, kupton që zgjedhjet janë më të rëndësishmet zgjedhjet që nga ’92.

Zgjedhje për shpëtimin e Shqipërisë, vendimtare për të shpëtuar Shqipërinë nga monizmi.

Ndodhemi sot para faktit kur të gjithë pushtetet i ka në dorë një njeri, një sekt brenda një partie që quhet Rilindje.
Sot jemi dëshmitarë se e drejta në këtë vend nuk ekziston dhe qytetarët nuk fitojnë dot një gjyq, organet e drejtësisë seksione të PS.
Sot jemi dëshmitarë se për një proces gjyqësor qytetari duhet të presë 10-15 vite, të paguajë vetëm për ta afruar”, ka deklaruar Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *