Një emigrant shqiptar ra në prangat e Policisë britanike, pasi po punonte në 3 ferma të mëdha kanabisi në shtëpitë në Leeds. Sipas mediave britanike, gjurmët e gishtave të Ardjan Bashkurtit u gjetën në pronat ku rriteshin qindra bimë dhe përfundimisht u arrestua. 28-vjeçari u dënua me 2 vite heqje lirie.
Policia bastisi një pronë në Nowell Place në Harehills më 19 maj 2021, ku gjetën dhoma të kthyera për rritjen e bimëve të kanabisit. Gjithsej 227 bimë u gjetën, si dhe një gjurmë gishti. Më 23 shtator 2022 në Cross Flatts u gjetën 112 bimë dhe përsëri, të njëjtën gjurmë gishti.
Më në fund, më 10 janar të këtij viti, policia bastisi të njëjtën pronë në Noster Place ku u gjetën 60 bimë të tjera, së bashku me pajisjet e zakonshme të rritjes. Ata mundën të arrestonin Bashkurtin dhe konstatuan se shenjat e gishtave i përkisnin atij. I intervistuar për të tre fermat e kanabisit, ai tha se u detyrua të punonte nga ata që e ndihmuan ta sillnin në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria si një automobilist në mars 2021. Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Shqiptari rezulton pa precedente penale.
“Ai po ndiqte ëndrrën e tij në atë kohë për të ndihmuar ekonomikisht familjen, por ajo ëndërr u kthye në një makth. Ai kryente një funksion shumë të kufizuar dhe ishte nën presion. Ka një element shfrytëzimi,”- tha avokati Shufqat Khan.
Ndërkohë, gjykatësi Ray Singh i tha Bashkurtit se duhej të merrte përgjegjësitë e veprimeve të tij.
“Kishte një nivel shfrytëzimi dhe cenueshmërie, por unë duhet të balancoj që ju e keni vendosur veten në atë pozicion,”- tha gjykatësi.