Administratori vendos çip në pallat pa lajmëruar banorët, qytetarët ngelin jashtë: Jemi me fëmijë

Banorët e një pallati në Ali Dem kanë mbetur jashtë shtëpive të tyre pasi administratori ka instaluar sistemin me kod hyrjeje (çip). E gjitha kjo bëhet për arsye sigurie, por problem qëndron në faktin që administratori nuk ka njoftuar asnjë prej banorëve.

Për rrjedhojë, ata nuk përdorin dot ashensorët dhe nuk futen dot në shtëpitë e tyre. Banorët kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Qytetarët kërkojnë llogari nga administratori. Ata shprehen se kanë fëmijë të vegjël me karroca që nuk presin dot derisa policia t’i japë zgjidhje situatës. Ngjitja përmes shkallëve për disa prej tyre nuk është e lehtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *