Kryeministri Rama zhvilloi një komunikim në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, në Britani. Këtë ai e ndau me ndjekësit në rrjetin social ‘Facebook’.
Rama u pyet edhe për marrëdhëniet me Kosovën. Por përgjigjen, kreu i qeverisë shqiptare e nisi duke i shpjeguar gazetarit se duhet të shprehej Kosova, jo Kosovo.
“Nuk është Kosovo, por Kosova! Kosova nuk është vend mik është një vend simotër, është gjithçka nuk është vend mik. Ne jemi njësoj, jemi një komb që jeton mes dy shtetesh. Ne Shqiptarët kemi dy shtete 4 kryeministra në Ballkan. Mësoje thua me mua, Kosova, jo Kosovo! Është një shtet ndryshe, i pavarur! Rruga është ajo e duhura ajo e integrimit të plotë me BE-në” – tha Rama.