Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Jashtëm britanik, James Cleverly. Ata kanë publikuar në rrjetin social ‘Instagram’ një foto të përbashkët nga takimi, duke shtuar se bashkëpunimi mes dy vendeve vijon.
“Përtej çdo gjëje tjetër, bashkëpunimi është thelbësor. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria janë duke punuar së bashku për të promovuar sigurinë dhe begatinë e popujve tanë”, shkruan Cleverly.
Edi Rama u prit në Londër një ditë më parë nga homologu britanik Rishi Sunak. Biseda mes tyre u fokusua në çështjet e emigracionit, sigurisë, krimit të organizuar dhe ekonomisë.