Holanda ka humbur pesë lojtarë për shkak të një infeksioni përpara ndeshjes së saj kualifikuese për Euro 2024 kundër Francës.
Mbrojtësit Matthijs de Ligt dhe Sven Botman, sulmuesi Cody Gakpo, mesfushori Joey Veerman dhe portieri Bart Verbruggen, janë dërguar të gjithë në shtëpi nga trajneri Ronald Koeman.
Koeman ka thirrur qendërmbrojtësin e Interit, Stefan de Vrij, mesfushorin e Bayern Munich, Ryan Gravenberch dhe portierin e Vitesse Arnhem, Kjell Scherpen si zëvendësues.
“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë që edhe më shumë lojtarë të largohen, kjo më duket e mundshme. Jemi pak më të kujdesshëm me shtrëngimin e duarve, por ju nuk mund të vendosni ligj për çdo kontakt, ka deklaruar tekniku Holandez.