Utah bëhet shteti i parë amerikan që do të kërkojë firmën dhe lejen e prindërve, që fëmijët të mund të përdorin rrjetet sociale, të shkarkojnë aplikacione dhe të verifikojnë nëse janë apo jo 18 vjeç.
Asgjë nuk do të kalojë pa miratimin e të 2 prindërve. Ligji, që do të hyjë zyrtarisht në fuqi nga 1 marsi i 2024, u miratua nga guvernatori i Utah, Spencer Cox, pas shqetësimeve gjithnjë e në rritje për shëndetin mendor të të miturve dhe adoleshentëve, nga përdorimi pa kriter i çdo rrjeti të mundshëm social.
Kështu, për të hapur një llogari të re në aplikacione të tilla si Instagram, Facebook dhe TikTok, do të duhet identifikimi fillimisht i prindërve.
Po ashtu, sipas këtij ligji, edhe aksesi me lejen e prindërve, do të jetë i limituar dhe nuk do të lejohet nga ora 22:30 e mbrëmjes deri në 06:30 e mëngjesit.
Po sipas ligjit, vetë mediat sociale do të bllokojnë aksesin e fëmijëve dhe nuk do mund të mbledhin të dhënat e tyre, pa lejen e prindërve.