Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur ditën e sotme në Këshillin e Integrimit sa i takon ligjit të ri të Kuvendit në procesin e Integrimit.
Tabaku u shpreh se ky ligj duhet të ecë në mënyrë integrale me shoqërinë civile. Ajo tha se qeveria shqiptare duhet të hapë temën e diskutimit për shoqërinë civile. Ligji ka prirjen të përafroje vizionin e Shqipërisë për të ardhmen në unionin evropian.
“Me miratimin e ligjit të ri të ri të Kuvendit në procesin e integrimit, gjërat sot të ndryshojnë. Unë besoj që një nga avantazhet e shoqërisë civile që është duke punuar është t’i bëjë këto çështje tema dhe debate të ditës. Nga shtatori Shqipëria do të nisë hapat konkretë në kapituj. Ne do të kemi mundësi që të diskutojmë në përmbajtje. Ka ardhur koha që ta bëjmë më konkret për njerëzit. Jemi në një rrugë pa kthim për Shqipërinë. Shpresoj që qeveria shqiptare të hapë temën e diskutimit për shoqërinë civile. Duhet të jetë pjesë integrale.”– tha Tabaku.
Kuvendi do të ketë mundësinë e rritjes së kontrollit për ecurinë e procesit të negociatave përmes raportimeve periodike të çdo 3 muajve nga ministritë përgjegjëse për to.