I sigurt për eleminimin e Kiarës, Luizi: Kam frikë se publiku më do vetëm në “BBV”

Nominimi i Olta Gixharit me Kiara Titon është përfolur shumë jo vetëm në publik por edhe në shtëpinë e “BBV”.

Dalja e Kiarës përballë Oltës duket se e ka trembur shumë Luizin. Teksa po afron e shtuna, ai po e përgatit veten për daljen e partneres së tij, ndonëse herë pas here e thotë me zë të lartë që “Kiara nuk del nga shtëpia”.

Së fundmi, teksa po bisedonte me Elvisin, Luizi tha se ka frikë se publiku e do atë vetëm në shtëpi dhe jo me Kiarën.

Ai shtoi se njerëzit duan të shikojnë spektakël dhe debate, elemente të cilat i ofron Olta. Elvisi u shpreh se Olta është vajzë shumë inteligjente, por loja e saj nuk i pëlqen.

Këtë gjë në fakt, ai e ka thënë disa herë, duke shtuar se ajo aktron shumë dhe e ka marrë shumë seriozisht lojën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *