Reperi i njohur Capital T, mbetet aktiv me projekte të reja muzikore. Por, krahas aktiviteteve muzikore ai iu qëndron fansave pranë edhe në rrjetet sociale duke publikuar foto nga përditshmëria e tij.
Herë pas here rap-artisti përfshihet edhe me shprehjen e emocioneve përmes postimeve të ndryshme pa munguar ‘thumbat’.
Së fundmi, Trim Ademi bëri një postim ku përshkruante sipas tij dyfytyrësinë e njerëzve.
“Ne jetojmë mes njerëzve të rrezikshëm, xheloz dhe të këqij me fytyra miqësore”, shkruhej në postimin që reperi bëri.
Ndërkohë, sa i përket karrierës Capital T aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Back on road” që e solli këtë muaj.
Përveç kësaj, ai po vazhdon të mbajë koncerte dhe gjatë kësaj periudhe të vitit.