Çift i ri brenda ‘BBV’? Puthje dhe përqafime mes dy banorëve

Suita i ka bashkuar më shumë Jorin dhe Lorencin. Dy banorët, duken më të afërt, pasi kanë shkëmbyer puthje, por nuk kanë munguar as përqafimet e shpeshta.

Lorenci nuk po qëndron pa bërë hapa para. Sot, teksa e përqafonte dhe puthte, Jori dëgjohet t’i thotë avash, duke nënkuptuar se gjëja e tyre duhet të ‘rrjedhë’. Më pas, Lorenci e pyet nëse po e bezdis, por modelja ia kthen duke i thënë avash-avash.

Biseda mes tyre:

Lorenci: O dritë, hajde të të puth

Jori: Avash ti avash me këto puthje

Lorenci: Janë bezdisje?

Jori: Piano, piano

Këto sinjale lënë të kuptohet se një çift i ri po formohet në shtëpi. Kujtojmë se Kiara dhe Luizi janë çifti i vetëm në shtëpi, të cilët e kanë kurorëzuar lidhjen e tyre edhe me një ‘dasmë’. Po ashtu, Kristi dhe Keisi nisën diçka por mbaroi shumë shpejt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *