Ambasadorja Kim publikon foton e Ramës me Blinken: Partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken gjatë takimit dhe konferencës së përbashkët, ku u firmos marrëveshja për rrjetin 5G.

Ambasadorja e SHBA thekson se partneriteti mes dy vendeve po forcohet dhe thellohet.

“Në takimin e tyre, Sekretari i Shtetit Blinken & Edi Rama riafirmuan bashkëpunimin në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu shpresojmë tek Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara. Siç tha Blinken, partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet.” shkruan Yuri Kim.

68f4a647 4ac2 4f68 B329 D077b9754cdd

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *