Tre rrugë të reja në kryeqytet janë rikonstruktuar nga Bashkia Tiranë, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.
Mësohet se janë reabilituar rrugët “Pinari” dhe “Selitë e Vjetër”, të cilat janë vënë në shërbim të banorëve të këtij komuniteti.
Po ashtu ka përfunduar dhe rehabilitimi i shtresave të asfaltit në rrugën “Kodra e Diellit”.
Punëtorët së bashku me makineritë punuan intensivisht për rehabilitimin e këtyre rrugëve të rëndësishme dhe të rrugicave përreth duke transformuar në këtë mënyrë jetesën e banorëve të kësaj zone.
Pak javë më parë, Bashkia e Tiranës rehabilitoi dhe shtresat e asfaltit në rrugën “Eduart Mano” në Lagjen Nr.13
Sot kjo njësi është kthyer në një kantier pune, ku kopshtet, shkollat, terrenet sportive dhe rrugët po bëhen sipas standardeve më të mira.