Sergio Aguero beson se Lionel Messi do të bëjë një rikthim në Barcelonë.
Legjenda e Manchester City ka thënë se ka një shans ’50 për qind’ që ish-bashkëlojtari i tij argjentinas të ri-bashkohet me Barcelonën.
Messi i dha fund lidhjes 21-vjeçare me Barcelonën në vitin 2021, duke u transferuar te Paris Saint-Germain me një marrëveshje dyvjeçare mes vështirësive financiare të Barçës.
Kjo marrëveshje përfundon këtë verë dhe po rritet besimi se Messi nuk do ta zgjasë qëndrimin e tij në Paris, që do të thotë se fituesi i Kupës së Botës do të jetë një agjent i lirë në fund të sezonit.
35-vjeçari ka qenë shumë i lidhur me lëvizjet në MLS dhe Inter Miami të David Beckham, dhe është aluduar se mund të nënshkruajë një marrëveshje fitimprurëse për të luajtur në Arabinë Saudite.
- Megjithatë, miku i ngushtë Aguero ka deklaruar se ai mendon se Messi do ta kishte shumë të vështirë tundimin për t’u kthyer në Camp Nou.