Ditën e djeshme në aksin Fushë-Krujë Tapizë u regjistrua një aksident, ku si pasojë mbetën të plagosur 4 persona, mes tyre 2 foshnje. Sot policia ka vënë nën pranga një 23-vjeçar, i cili drejtonte një mjet tip ‘Benz’, i cili është përfshirë në aksident me mjetin tip ‘Opel’, me drejtues shtetasin A. D, dhe një mjet tjetër tip ‘Jeep’, me drejtues shtetasin I. T.
Për pasojë janë lënduar shtetasit M. D., 32 vjeçe dhe një fëmijë 7-muajsh, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, dhe V. H., 47 vjeç dhe një fëmijë 1 vjeç, pasagjerë në mjetin tip “Opel”.
Të lenduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. I arrestuar është gjithashtu de një 32 vjeçar, i cili duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe për pasojë është lënduar vetë dhe pasagjerja në mjet, shtetasja S. H., 26 vjeçe.
Njoftimi i plotë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.V., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, në segmentin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në aksident rrugor me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. D. dhe mjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin I. T. Për pasojë janë lënduar shtetasit M. D., 32 vjeçe dhe një fëmijë 7-muajsh, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, dhe V. H., 47 vjeç dhe një fëmijë 1 vjeç, pasagjerë në mjetin tip “Opel”, banues në Fushë Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
K.T., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe për pasojë është lënduar vetë dhe pasagjerja në mjet, shtetasja S. H., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila pas kontrollit mjekësor është larguar në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
/Burimi videos OraNews/