Olta Gixhari dhe Kiara Tito kanë kaluar disa momente të këndshme në shoqërinë e njëra tjetrës mbrëmjen e djeshme, ku janë vendosur përballë një kutie me gogla brenda të cilave ka pasur pyetje interesante dhe ngacmuese për vajzat.
Njëra nga pyetjet ishte nëse kanë blerë ndonjëherë lodra seksi dhe Kiara tregoi duke qeshur një episod që i ka ndodhur.
“Mua më kanë blerë një gjë, ma kanë bërë dhuratë shoqet për ditëlindje. Kaq dhe pastaj mami duke bërë punët e shtëpisë e kisha fshehur diku dhe e gjen, një turp Olta që ç’të të them e nuk kisha si e shpjegoja si kishte përfunduar aty. Një ta marrë një ta hedhur në qese plehrash. Ishte dhe momenti që nuk mund të thoja mos”,- tregon Kiara.
Ndërsa të pyetura nëse “ju kanë kërkuar ndonjëherë favore seksuale shefi ose regjisori”, Kiara tha se kjo nuk i ka ndodhur ndonjëherë, pasi në punët që ka pasur nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me shefat.
Ndërsa Olta u shpreh se “unë nuk jam gjendur përpara një njeriu që të më vërë një pozitë të tillë”.