Policia Kufitare e Kakavijës, gjatë kontrollit në çantën e shtetasit Dh. P., i cili ishte nisur drejt Greqisë, gjetën 44 750 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ky shtetas nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në përfundim të veprimeve, strukturat hetimore të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dh. P., 54 vjeç, banues në fshatin Dhuvjan, Gjirokastër, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Njoftimi i policisë:
Kakavijë/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Udhëtonte në drejtim të Greqisë dhe nuk deklaroi shumën e eurove në doganë, procedohet penalisht 54-vjeçari.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 44 750 euro që u gjetën në çantën e 54-vjeçarit.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetasit Dh. P., gjetën 44 750 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ky shtetas nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.