Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mbledhë Kryesinë e njërit prej grupimeve në Partinë Demokratike. Mbledhja do të zhvillohet në orën 21:00 në selinë e PD-së.
Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj po zhvillon takime maratonë me kryesinë dhe grupin parlamentar.
Këto janë 48 orët e fundit përpara se të përfundojë afati zyrtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sa i takon regjistrimit dhe dorëzimit nga ana e partive politike, të emrave për kryetarët e bashkive, por edhe për Këshillat Bashkiakë.