Pas daljes nga “BBV” Maestro më i kërkuari i clube-ve! Shifrat që i ofrohen tenorit

Duket se jeta e Armaldos ka ndryshuar që pas daljes nga “Big Brother”. Menjëherë Maestro ka rritur kërkesat e ftesave në netët live. Krahas punës së tij në Teatrin e Operas, si vetë e ka thënë në shtëpinë e Big Brother, ai performon edhe në netët live, kryesisht në dasma.

Por duket se tashmë që ka marrë famë nga loja, të shumta janë clubet në kryeqytet dhe jo vetëm që e kërkojnë për të performuar. Deri në 3 mijë euro shkon çmimi që bizneset janë të gatshëm të paguajnë për ta pasur të ftuarin e tyre. Gjithashtu kanë nisur edhe kërkesat për të publikuar në rrjetet e tij sociale.

Kanë nisur shërbimet e para, ku dhe si duket me një kërkim të thjeshtë, tashmë “Instagrami” i tij është i mbushur me bashkëpunëtorë të rinj.

Armaldo Kllogjeri u eleminua nga shtëpia e BBV pas gati 3 muajsh që u bë pjesë e spektaklit. Pas eleminimit, ai u shpreh se edhe nëse do të kishte një biletë kthimi, nuk do kthehej në shtëpi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *