Sezoni turistik/ Rama paralajmëron operatorët e turizmit detar. Ja për çfarë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje subjekteve që ofrojnë mjete lundruese apo aktivitete lundrimi për qëllimi turistike të certifikohen. Teksa na ndajnë rreth dy muaj nga nisja e sezonit të ri turistik, lind nevoja për më shumë kont

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkroi se nëse në rast të mungesës së kësaj certifikate, do të ketë gjobë, bllokim dhe konfiskim të mjetit.

“‘Me sezonin e ri turistik, i cili këtë vit po afrohet më shpejt dhe edhe më i mbarë se i shkuari, Operatorët e Turizmit Detar duhet medoemos të çertifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike, të cilat jo vetëm do të gjobiten, po edhe do të bllokohen e do të konfiskohen në rast mungese të çertifikatës përkatëse” – shkruan kreu i qeverisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *