“Prime-n” e sotëm do të bëhet e ditur se cila nga dy banoret e nominuara, Olta Gixhari apo Kiara Tito do të eliminohen nga shtëpia e “BBV”.
Të dyja vajzat janë pjesë e shtëpisë që nga 24 dhjetori dhe kanë mbushur më shumë se 90 ditë në këtë rrugëtim. Për Oltën dhe Kiarën mbrëmjen e djeshme u organizua një darkë në suite, ku sigurisht luajtën edhe një lojë me pyetje.
Në mesin e tyre ishte edhe pyetja se “cila është droga që keni provuar?”, e të cilës iu përgjigjën të dyja. Moderatorja deklaroi se asnjëherë nuk ka provuar asnjë lloj droge dhe se është kundër këtyre gjërave.
“Nuk kam provuar asnjëherë në jetën time asnjë lloj droge, me panikun që kam si njeri, as erën nuk ia ndjej, jam shumë kundër këtyre gjëra, nuk ka asnjë gjë të keqe që ta provokosh, por mua më zë paniku”, tha Kiara.
Ndërkohë, aktorja në anën tjetër pranoi se e ka provuar hashashin.
“Pse nuk ke provuar hashash, po tallesh ti, jo unë hashashin e kam provuar, cigare”, tha Olta.