Zgjedhjet/ Berisha prezanton kandidatin në Kurbin, Behar Haxhiun

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e tij për bashkinë Kurbin, Behar Haxhiu.

Ky takim vjen në një kohë kur pritet të nisë mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj. Në të do të vendoset si do të shkohet në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ndërsa fliste në lidhje me emrat për kandidatë të PS për zgjedhjet lokale, Berisha u shpreh se kandidatët e mazhorancës janë klone të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se të gjithë duhet të arrestohen e të futen në burg pas vjedhjeve që kanë kryer.

“Janë të gjithë klonime të Ramës, nuk kanë lidhje me PS dhe bazën e saj, Rama ka përqendruar në duart e tij të gjithë pushtetet e ka përzënë votën. Kjo ka çuar në shpopullimin e vendit” – tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *