Të shtënat me armë në Mamurras/ ‘Sherri’ nisi pasi autorëve iu kërkua…

Një konflikt mes dy të rinjve dhe një personi tjetër në Mamurras pasoi me të shtëna me armë zjarri. Fatmirësisht, nga ky veprim nuk pati persona të lënduar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në lagjen “Demokracia”. Dy 18-vjeçarë Palor Noka dhe Romario Gjoni u konfliktuan me shtetasin Shtjefen Ndreku, pasi ku i fundit ju kërkoi të mos xhironin gomat e makinës.

Kjo ka mjaftuar që të dy të rinjtë të marrin armën dhe të qëllojnë në drejtim të banesës së Ndrekut, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Policia, e cila mbërriti menjëherë më vendin e ngjarjes shpalli në kërkim dy të rinjtë. Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *