Triumfon fotografia e iranianit në konkursin ‘Creative Photo Awards’

Masoud Mirzaei është fotograf iranian i cili fitoi konkursi ndërkombëtar e Creative Photo Awards 2021 në Siena, me foton e tij të titulluar ‘Liqeni’.  Me një formim në shkencën kompjuterike, Masoud e gjeti pasionin e tij të vërtetë në artet pamore dhe zbuloi talentin e tij në fotografinë e artit figurativ, fotografinë në rrugë dhe kinematografinë. Ai ka qenë në ndjekje të krijimit të arteve pamore përmes vetë sipërmarrjes dhe pasionit krijues.

Fotoja u bë në Liqenin Urmia të vendosur midis provincave të Azerbajxhanit Lindor dhe Perëndimor, më i madhi në Lindjen e Mesme dhe liqeni i gjashtë me ujë të kripur në botë. Ajo u zgjodh nga dhjetëra mijëra imazhe të paraqitura nga 137 fotografë të vendeve të ndryshme.

Konkursi “Creative Photo Awards” përfshin 19 kategori të hapura për fotografët bashkëkohorë, të cilët, me një qasje inovative të krahasuar me fotografinë tradicionale, përmbysin pritshmëritë e shikuesit.

Fotografitë e klasifikuara të parat për secilën kategori do të ekspozohen në ekspozitën “I wonder if you can” (Pyes veten nëse ti mundesh), gjatë festivalit “Siena Awards”, i planifikuar në Sienë nga 23 tetori deri më 5 dhjetor 2021.

/Burimi La Nazione Di Siena/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *