Ish-Presidenti amerikan Donald Trump zhvillon sot takimin e parë me mbështetësit e tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Associated Press shkruan se pavarësisht hetimeve të nisura, Trump po vazhdon me takimet. Ai sot është ndalur në Teksas.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Manhatanit po heton Trump për pagesën që supozohet se i ka dhënë Stormy Daniels aktores së filmave për të rritur, në këmbim të heshtjes së saj. Vetë Trump është shprehur se ekziston mundësia që të arrestohet, por ka lëshuar akuza ndaj prokurorëve, duke u shprehur se hetimet janë të ndikuara si dhe ka bërë thirrje për protesta.
Gjithashut, juria federale në Uashington po heton çështjen e dokumenteve sekrete nga Trump pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021.