Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë mbrëmjes së të shtunës në Tiranë, por fatmirësisht pa të lënduar. Bëhet me dije se një person, i paidentifikuar ka qëlluar gjatë natës që lam pas në drejtim të një banese në Lundër.
Ndërkohë mësohet se, është qëlluar me armë zarri në drejtim të banesës së Dorian Ballës, i cili punon si zyrtar i OSHEE-së.
Balla për mediat ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt nga profesioni i tij. Ndërkohë që ka theksuar se kjo ngjarje mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të hershëm të tij për pronat.
Theksojmë se fatmirësisht personat kanë qëlluar në katin e tretë ku nuk banonte njeri, pasi familje jetonte në katin e parë dhe të dytë.