Alban Miloti ka ndërruar jetë dhe Elvis Doçi ka mbetur i plagosur nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotme në aksin Mamurras-Laç.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gjorem. Mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës. I plagosuri është dërguar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.