Tensione në protestën e Bërxullës/ Banori nxjerr shishen e benzinës, efektivi e pengon

Është përshkallëzuar protesta e banorëve të Bërxullës, të cilët prej 6 muajsh vijojnë qëndresën kundër projektit Thumanë-Kashar, i cili prek tokat e tyre. Pasi bllokuan për disa minuta rrugën, të ulur këmbëkryq, njëri prej banorëve të Bërxullës ka paralajmëruar vetëflijim në rast se policia nuk tërhiqet nga projekti që prek banesat e tyre.

“Rracë më e poshtër nuk ka. Ky është ai që vret. Ky të merr pronën. Nuk lë gjë pa bërë. Zoti e ka bërë këtë muaj. Por këto nuk duan asgjë. Ky popull është i gjithi në agjërim përveç atyre që janë sëmurë. Shtetit po ia numërojnë përditë për këtë masakër që bën. Ku është prokuroria, gjykata, SPAK-u?!  Tallen atje në karrige. Radhën tjetër thashë do flijoj veten. Sot nuk e bëj. I kam dhënë besën vajzave të mia në Itali. Është krim të vrasësh veten për këta. Por të detyrojnë duke u tallur me popullin. Nuk është dhënë as dëmshpërblimi i asaj rruge”, tha ai.

Ai nxori një shishe benzine duke e treguar nga kamerat, por ndërhyri një efektiv policie i cili ia mori nga dora për të parandaluar ndonjë incident.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *