Votimet e PD-së/ Fatbardh Kadilli: E pranoj humbjen, nuk jam Luli! Garë e pabarabartë!

Ende pa u zyrtarizuar rezultati final i zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike, i cili deri tani tregon Lulzim Bashën fitues, Fatbardh Kadilli ka zhvilluar një konferencë për mediat.

Ashtu sikurse ishte shprehur edhe ditën e djeshme, Kadilli thekson se ky votim ishte një “garë që u  mbyll siç u nis e pabarabartë”, pasi u zhvillua me “pabarazi mjetesh, pabarazi njerëzore, pabarazi burimesh financiare, dhe sidomos në kohë shumë të shkurtër. Kishte një kryetar që nuk lëshoi zyrë. Deputetë dhe kryetar degësh që nuk mbajtën distancën për të mos ndërhyrë në proces. Unë nuk jam Luli, unë e pranoj këtë rezultat.”

Më tej ai theksoi se pranon humbjen e zgjedhjeve, dhe e quan fitoren e Bashës “fitore publicitare”. Ai shtoi se nuk do të heqë dorë nga projekti i tij me të cilin synon ringritjen e Partisë Demokratike. Gjithashtu shtoi se nuk ka ndërmend të ikë, as të dorëzohet dhe aq më pak të krijojë parti të re.

Kadilli është pyetur nëse i ka dërguar ndonjë mesazh Bashës pas rezultatit, por ai prerazi thekson se nuk do e urojë për fitoren pasi që në fillim i ka thënë se kjo garë nuk ishte e barabartë.

Madje kandidati demokrat thotë se “në këtë parti Luli më ka gjetur dhe do më lërë mbrapa. Nuk largohem pavarësisht si quhet kryetari i partisë, çfarë raportesh kam unë me të, pavarësisht nëse e pëlqej unë atë apo ai mua, në parti nuk jemi se jemi se jemi shokë, në parti vimë se kemi ide, bindje, qëllime dhe interesa të përafërta”.

Kadilli e përjashtoi edhe mundësinë e përjashtimit nga PD për shkak të qëndrimeve të tij gjatë fushatës ndaj Lulzim Bashës. “Nuk ka asnjë shans që dikush në këtë parti të marrë vendime në kundërshtim me etikën dhe statutin e kësaj partie. Kritikat, edhe sulmet politike ndaj kryetarit, janë gjëja më e shëndetshme që mund të ndodhë në këtë parti. Në sulmet politike nuk ka asgjë personale, në akuzat politike nuk ka asgjë personale Nuk është Luli dhe Bardhi por është një projekt i shteruar me një projekt që sa ka nisur. Që të kemi sukses duhet të ngremë një opozitë të re dhe kjo opozitë e re ngrihet vetëm një projekt të ri, me një propozim të ri. Manifesti politik është teksti që përmban propozimet më të avancuara që politika shqiptare ka pasur në këto 30 vjet”.

Për ta bërë ligj të partisë projektin e tij, Kadilli tha se është gati edhe ti thërrasë në një referendum demokratët në të ardhmen. “Demokratët pasi të ftohet pak plaga do të fillojnë të mendojnë dhe do të duhet një përgjigje për problemet e tyre. Përgjigjet janë këtu, një parti që zmadhohet, që merr peshën te anëtari dhe jo kryetari, një parti që kapërcen vetëveten, një parti që është ftuese, një pqarti që është fituese.Këto përgjigje janë vetëm në këtë dokument dhe vetëm për PD.Unë do të ndjek çdo rrugë deri do të thërras ndoshta, nëqoftëse bindem, edhe një referendum të partisë për të votuar manifestin që ky të bëhet ligj për PD. Është struktura e re e statutit të kësaj partie. Jam i vendosur të rri deri në fudn që të do të jem në politikë pjesë e kësaj partie sepse jam që në ditën zero në këtë parti, kam kontribuar në këtë parti.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *