Olta dhe Dea thyejnë rregullat e BBV

Olta dhe Dea kanë thyer rregullat e formatit të Big Brother Vip Albania. Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit, ato janë futur të dyja në të njëjtin dush ku dhe kanë komunikuar me njëra tjetrën pa mikrofona.

Kjo është parë si një thyrje e rëndë e rregullores nga ndjekësit të cilët kanë kërkuar dënimin e tyre me zarf të zi.

Kujtojmë se pak javë më parë, Luizi, Kristi dhe Armaldo u penalizuan duke shkuar në televotim pasi u futën në ambientet e tualetit, jashtë fokusit të kamerave.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *