Një autmojet parkuar në një garazh në ish kompleksin partizani ka marrë flakë.
Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në një garazh të në pallati, pranë ish-parkut të autobuzëve.
Sakaq, policia ka nisur hetimet, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes.
Zjarri ka shqetësuar të gjithë banorët e zonës, dhe pallatit ku ka ndodhur shpërthimi kjo pasi tymi i madh që ka dalë nga garazhi ka asfiksuar disa nga banorët e pallatit që nuk mundën dot të dilnin nga banesa e tyre.
Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse të cilat po punojnë me shuarjen e zjarrit, ndërkohë që banorët janë evakuuar nga pallati. Disa nga banorët e asfiktuar për shkak të tymit po marrin ndihmë mjekësore.