NATO kritikoi presidentin rus, Vladimir Putin në lidhje me retorikën e tij të rrezikshme të papërgjegjshmem, pasi ky i fundit deklaroi një ditë më parë se do të vendoste armë bërthamore në Bjellorusi.
Putin e bëri vendimin e ditur të shtunën dhe e krahasoi atë me veprimin e SHBA-së që vendos armët e saj në Evropë, shkruan Reuters.
Megjithëse vendimi i Putin nuk ishte e papritur, kjo është një nga sinjalet më të theksuara të Rusisë në lidhje me armë bërthamore që nga fillimi i pushtimit të saj në Ukrainë 13 muaj më parë.
“Referenca e Rusisë ndaj NATO-s për armët bërthamore është një mashtrim. Aleatët e NATO-s veprojnë me respekt të plotë të angazhimeve të tyre ndërkombëtare,” tha një zëdhënës i NATO-s.