Në datën 8 qershor, kombëtarja shqiptare pritet të zhvillojë një sfidë miqësore me kombëtaren e Çekisë.
Lajmin në fjalë e ka zyrtarizuar FSHF me anë të zyrës së saj të shtypit, teksa bën me dije se federatat respektive kanë rënë dakord për zhvillimin e këtij takimi në Pragë. Stadiumi mbetet ende për tu përcaktuar.
Kjo do të jetë sfida e dytë e kuqezinjve në pak ditë. Sakaq, më 5 qershor, skuadra e Edi Rejas do të sfidojnë Uellsin në stadiumin “Cardiff City” e programuar të zhvillohet me fillim nga ora 18:00.