Luizi në një bisedë me banorët e BBVip sot teksa të gjithë ishin të mbledhur në oborr, ka treguar për planet e tij me Kiarën për fëmijë.
“Unë do doja 2 vajza 1 djalë, se dhe djali është mirë kur është në shtëpi me motra, se bëhet më i ndjeshëm.
Dy gjëra i kam thënë Kiarës, o do e mbushim shtëpinë me çuna e të mbajmë ty si mbretëreshë, ose do e mbushim me goca dhe të më mbajnë mua si mbret.
Unë mbaroj për vajza, ia kemi gjetur dhe emrat. Një emër Lori se kështu e do Kiara, emri tjetër Katalea.
Ndërsa djalit do ja vendosim emrin e një prej banorëve të BBVip, për shembull Amarildo,” tha Luizi duke qeshur