Sulmi ndaj “Top Channel”/ Gjendet e djegur makina e autorëve, brenda saj…

Sulmi me armë ndaj televizionit “Top Channel” i mori jetën rojes së objektit, 60-vjeçarit Pal Kola. Ngjarja e rëndë u regjstrua pak pas mesnatës, teksa është ende e paqartë se në çfarë rrethanash ka ndodhur.

Sakaq, një automjet që dyshohet se është përdorur nga autorët është gjetur i djegur në Golem të Kavajës.

Automjeti ishte tip  “Range Rover” me targa të vjedhura dhe brenda tij ishte arma e zjarrit tip kallashnikov që dyshohet se është përdorur për ngjarjen.

Të shtënat janë drejtuar nga dera kryesore e “Top Channel” dhe në vendngjarje janë gjetur rreth 25 gëzhoja. Më pak se 200 metra më tej është ‘shtëpia’ e spektaklit “Big Brother”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *