Parashikimi i motit për sot, 27 mars 2023

Orët e para të mëngjesit të sotëm do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat Jugore.

Orët vijuese të paradites pritet të sjellin zhvillime të përkohshme të vranësirave në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore duke gjeneruar shira të pakët.

Ndërsa në pjesë e dytë të ditës i gjithë vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të pakta të shiut.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur në vlerat nga nga 6°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *