Një viktimë nga të shtënat drejt “Top Channel”, reagon Presidenti Begaj

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mesnatën e sotme. Drejt ambienteve të televizionit “Top Channel” u qëllua me breshëri kallashnikovi. Nga të shtënat mbeti i vdekur roja i sigurisë.

Kreu i shtetit i shprehu ngushëllimet familjes së viktimës, dhe bëri thirrje për zbardhjen e ngjarjes.

“Inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”.

Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”. shprehet Begaj në postimin e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *